Doktori paralajmëron: Asnjëherë mos flini në anën e djathtë

Gjithnjë e më shumë njerëz kanë filluar të ankohen për problemet që u paraqiten në gjumë.

Lifestyle

25/01/2022 16:41

Njerëzit që janë të privuar nga gjumi zakonisht përfundojnë duke vuajtur nga depresioni, presion të lartë të gjakut dhe madje shtim në peshë, transmeton lajmi.net.

Një ekspert i gjumit, Dr. John Douillard thotë se një gjumë i mirë lidhet me pozicionin e trupit në krevat.

Ai është i bindur se cilësia e gjumit tonë tregon shumë përmirësime kur flemë në anën tonë të majtë.

Ai na tregon gjithashtu se sa më efektiv të jetë gjumi aq më shumë do të jetojmë.

Dr.Douillard tha:

Të flesh në anën e majtë sipas testeve tona merrni shumë përfitime të mira shëndetësore që ndikojnë në jetëgjatësi.”

Këtu janë disa arsye pse ju duhet të filloni të flini në anën tuaj të majtë dhe jo në anën e djathtë.

Shëndeti i zemrës

Fjetja në anën e majtë rrit efektivitetin e zemrës tuaj.

Ndihmon sistemin limfatik

Limfa është pjesë e sistemit të qarkullimit të gjakut në trup, ndërsa pjesa e majtë e trupit përbëhet kryesisht nga limfatike.

Fjetja në anën e majtë ndihmon në eliminimin e mbetjeve të panevojshme në sistemin limfatik.

Ndalon gërhitjen

Gërhitja është një gjë që shumë njerëz nuk e pëlqejnë.

Mund të ndikojë negativisht në njerëzit e tjerë që janë rreth e qark dhe mund të jetë edhe arsyeja që dikush mund të mos dojë të kalojë shumë kohë me ju.

Të flini në krahun e majtë ju ndihmon ta eliminoni atë. /Lajmi.net/