Rangnick shpjegon arsyen për zëvendësimin e CR7

Trajneri i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick ka mbrojtur vendimin për të zëvendësuar Cristiano Ronaldo, pasi ky i fundit u zemërua.

Sport

20/01/2022 08:43

Ronaldo ishte titullar në fitoren e “Djajve të Kuq”, mirëpo pastaj u larguar për t’u zëvendësuar me Marcus Rashford, transmeton lajmi.net.

Derisa u largua nga fusha, portugezi u pa shumë i zemëruar. Sidoqoftë, Rangnick ka mbrojtur vendimin për largimin e Ronaldos nga loja.

“Kjo është normale, një sulmues dëshiron të shënojë. Por, sapo është rikthyer nga një lëndim i lehtë dhe ishte e rëndësishme që të kujtojmë se kemi ndeshje të radhës”.

Ndërkohë, Man United momentalisht renditët në pozitën e shtatë në tabelë./Lajmi.net