Formacionet zyrtare: Juventus – Sampdoria
Juventusi do të takohet me skuadrën e Sampdorias në duelin e raundit të 16-të në Kupën e Italisë.
Sport
‘Biankonerët’ gjenden në një formë të mirë aktuale në Serie A ku janë pa humbje në tetë ndeshjet e fundit në kompeticion, me gjashtë fitore e dy barazime.
‘Bardhezinjtë’ do të kërkojnë ta vazhdojnë formën e mirë edhe në Kupën e Italisë për ta kërkuar çerekfinalen e kompeticionit.
Dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.
Juventus: Perin; De Sciglio, Danilo, Rugani, Alex Sandro; Cuadrado, Arthur, Locatelli, Rabiot; Kulusevski, Morata.
Sampdoria: Falcone; Conti, Magnani, Augello, Murru; Thorsby, Askildsen, Rincon, Bereszynski; Torregrossa, Caputo.
Ndeshja do të zhvillohet në “Allianz Stadium” të Torinos nga ora 21:00 dhe fituesi i këtij dueli në çerekfinale do të takohet me fituesin e duelit Sassuolo/Cagliari. /Lajmi.net/