Tifozët tallen brutalisht me Torres në rrjetet sociale pas debutimit zhgënjyes në “El Clasico”
Ferran Torres ka qenë shënjestër e talljeve në rrjetet sociale pas një debutimi zhgënjyes për Barcelonën në humbjen në “El Clasico” ndaj Real Madridit.
Sport
Torres iu bashkua Barcelonës në një lëvizje prej 55 milionë funtesh nga Manchester City në fillim të muajit, ndërsa u regjistrua zyrtarisht nga klubi katalanas të hënën për shkak të problemeve të vazhdueshme financiare, transmeton lajmi.net.
21-vjeçari më në fund bëri debutimin në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Madridit në Arabinë Saudite.
Por, gjërat nuk shkuan sipas planit për reprezentuesin spanjoll, i cili u ndëshkua në pjesën e parë para se të zëvendësohej nga trajneri Xavi në fillimin e pjesës së dytë.
Barcelona humbi ndeshjen 3-2 në kohën shtesë dhe tifozët menjëherë dolën në rrjetet sociale për të vënë në dyshim nënshkrimin e Torres.
“Ferran Torres me një nga debutimet më të këqija që kam parë ndonjëherë”.
“Debutimi i Ferran Torres është zhgënjyes – nuk vlen 50 milionë euro”.
“Tashmë ndjej se i kemi grabitur Barcelonës 55 milionë funte për Ferran Torres”, ishin vetëm disa nga talljet e mëdha të tifozëve.
Megjithatë, tifozët e tjerë kanë kërcyer në mbrojtjen e Torres dhe thonë se është e padrejtë të gjykohet sulmuesi bazuar në një paraqitje.
“Mos u shqetëso Ferran, është vetëm fillimi dhe ndeshja juaj e parë në 4 muaj”.
“Padyshim që nuk ishte loja për ta sjellë atë në lojë. Është turp që Ferran Torres sapo po kthehet dhe nuk mund të luajë më gjatë, por ishte mirë që e pashë debutimin”.
“Do të duhet pak kohë për të arritur në 100 për qind, por kam nevojë për të”, ishin shkrimet e disa tifozëve që e mbrojtën spanjollin.
Duke folur pas “El Clasicos” së tij të parë si trajner i Barcelonës, Xavi i dha mbështetjen të plotë Torres.
“Si Ferran Torres dhe Pedri do të jenë shumë të rëndësishëm, por atyre u mungon ritmi… e njëjta gjë vlen edhe për Ansu [Fati]”, tha Xavi.
Madridi tani ka fituar pesë takimet e fundit në “El Clasico” dhe ka kaluar në finalen e Superkupës, ku do të përballet me fituesin e takimit Atletico Madrid – Athletic Bilbao./Lajmi.net