Real Madrid tejkalon Barcelonën në vlerën e skuadrës për herë të parë që nga sezoni 2016/17

Real Madrid është 17 pikë para Barcelonës në La Liga, derisa tani e kanë kaluar edhe nga vlera ekipore.

Sport

12/01/2022 18:47

Kjo është hera e parë që nga sezoni 2016/17, që Reali ka vlerë më të lartë se Barcelona në “Transfermakrt”, transmeton lajmi.net.

“Los Blancos” për nga vlera ekipore vlerësohen rreth 780 milionë euro, derisa Barcelona në 620.5 milionë euro.

Vinicius Junior është lojtari më i vlerësuar me 100 milionë euro, derisa Pedri zë pozitën e dytë me 80 milionë euro. Ata ndiqen nga Frenkie de Jong (70 milionë euro), Thibaut Courtois dhe Fede Valverde me nga 65 milionë euro.

Ndërkohë, ka mbetur vetëm edhe pak orë që na ndajnë nga “El Clasico” që vlen për gjysmëfinalen e Superkupën të Spanjës./Lajmi.net/