Toni Kroos i hapur për vazhdimin e kontratës me Real Madrid

Mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos ka lënë të hapur derën për vazhdimin e kontratës me skuadrën e tij, edhe përtej këtij sezoni.

Sport

11/01/2022 11:02

Kroos është pjesë e ‘Los Blancos’ tash e tetë sezone dhe kjo aventurë ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme për gjermanin.

Duke dhënë disa komente së fundmi, lojtari ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke lënë të kuptohet se dëshiron rinovimin me madrilenët, për t’u pensionuar në ‘Santiago Bernabeu’.

“Është sezoni im i tetë në Madrid dhe kam raporte të shkëlqyera me klubin. Mendoj se është e dyanshme”, ka thënë Kroos, transmeton lajmi.net.

“E kam thënë qartë, dua ta mbyll karrierën këtu, dhe kjo mund të ndodh”, shtoi gjermani, duke lënë të kuptohet se një kontratë e re nuk është problematike për të.

Lojtari ka fituar dy La Liga, tri Champions League dhe disa trofe të tjerë deri më tani.

Në momentin kur atij do t’i përfundojë kontrata (vera e vitit 2023), ai do të jetë 33 vjeçar. /Lajmi.net/