Pique: Real Madrid kanë nivel të lartë, por mund t’i dëmtojmë

Gerard Pique ka dhënë komentet e tij para ‘El Clasicos’ së parë për këtë vit kalendarik.

Sport

10/01/2022 21:32

Qendërmbrojtësi i Barcelonës ka folur për pritshmëritë e tij për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, që luhet të mërkurën.

Pique ka thënë se Reali kanë skuadër të nivelit të lartë, por nuk përjashton gjasat që Barca t’i dëmtojë ata.

“Real Madrid kanë nivel të lartë, por mund t’i dëmtojmë. Ishte e padrejtë që ata morën tri pikë në ‘Camp Nou”, ka thënë Pique, transmeton lajmi.net.

“Situata ka ndryshua prej atëherë”, shtoi qendërmbrojtësi spanjoll.

Barcelona po kalon në një formë aspak të mirë këtë sezon. Reali në anën tjetër është lider në La Liga dhe shkon bindshëm drejt titullin, me vetëm Sevillan që i qëndron diçka më pranë. /Lajmi.net/