“Messi ishte mashtrues, i thoshte gjëra të vrazhda Pepes dhe Ramosit”, Dudek zbulon anën misterioze të argjentinasit

Lionel Messi është ndoshta lojtari më i urryer nga të gjithë tifozët e Real Madridit.

Sport

10/01/2022 15:30

Për sa kohë që ishte te Barcelona, argjentinasi gjithmonë u nxirrte problem skuadrës madrilene, përpos viteve të fundit që nuk arriti të shënoi asnjë gol që prej largimit të Cristiano Ronaldos nga “Los Blancos”, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, ish portieri i Real Madridit, Jerzy Dudek e cilëson Messin si mashtrues dhe zbulon se ka dëgjuar këtë të fundit duke thënë fjalë të vrazhda drejt Pepes dhe Ramosit.

“Messi ishte shumë mashtrues dhe provokues, njëlloj si Barcelona dhe Guardiola. E pashë Messin duke i thënë gjëra kaq të vrazhda Pepes dhe Ramosit sa nuk do ta imagjinonit nga një person kaq i qetë dhe në dukje i mirë”, shkroi ai në autobiografinë e tij.

Ndërkohë, këto ‘akuza’ mbesin vetëm pretendime pasi që nuk mund të konfirmohet asgjë sepse rivaliteti i madh mes dy skuadrave ka ndikuar që të këtë edhe urrejtje të mëdha mes futbollistëve.

Kujtojmë, që Messi tani luan pranë Ramosit te PSG dhe në shkurt do përballen me Real Madridin në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/