Barcelona publikon listën për ndeshjen ndaj Real Madridit

Barcelona ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për takimin e radhës ndaj Real Madridit.

Sport

10/01/2022 12:00

Katalunasit do përballen me rivalin e përbetuar në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës të Spanjës këtë mesjavë, transmeton lajmi.net.

Barcelona ka konfirmuar listën e të ftuarve, ku nuk janë yjet si Ferran Torres dhe Pedri, derisa Araujo, De Jong dhe Fati janë ftuar, por do jenë në dyshime.

Lista e plotë:

Ter Stegen, Dest, Pique, Araujo*, Busquets, Puig, Dembele, Alves, Depay, Fati*, Neto, Lenglet, L.De Jong, Alba, F.De Jong*, Mingueza, Umtiti, Pena, Nico, Jutgla, Gavi, Balde, Agde, Sanze.

Përballja zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 20:00./Lajmi.net/