Lojtari i pavaksinuar, Ancelotti e lë jashtë skuadrës për ‘El Clasico’
Çështja e vaksinimit po del të hap shumë telashe për disa sportistë të njohur.
Sport
Kyrie Irving në NBA humbi thuajse gjysmën e sezonit, duke mos pasur mundësi të aktivizohet si pasojë e refuzimit për t’u vaksinuar.
Njësoj i ndodhi tenistit të njohur, Djokovic, i cili mbeti jashtë Australian Open. Tani, një lojtar i Real Madrid do të humb ‘El Clasicon’, pasi nuk është vaksinuar.
Mediat në Spanjë kanë bërë të ditur se Ancelotti do të lë jashtë skuadrës një lojtar, por identiteti i tij nuk është zbuluar akoma, përcjell lajmi.net.
Arsyeja për këtë thuhet të jetë mungesa e dozës së vaksinës.
Mbetet të shihet se për cilin lojtar bëhet fjalë, kur lista e Real Madrid për ndeshjen e radhës të publikohet./Lajmi.net/