“Hazard ishte sikur Zot te Chelsea”
Eden Hazard ka një prej tregimeve më dëshpëruese për t’iu thënë pasardhësve të tij.
Sport
Nga një lojtar të cilin e kishin lakmi të gjithë, Hazard është kthyer në një dështim të madh te Real Madrid, ndoshta edhe si pasojë e lëndimeve.
Hazard ishte padyshim një nga më të mirët në Premier League në kohën kur luante me fanellën e Chelsea.
Madje, kamerunasi Geremi, që po ashtu dikur mbronte ngjyrat e Chelsea, thotë se Hazard ishte si një Zot te Chelsea.
“Nganjëherë është e vështirë të kuptohet futbolli. Eden Hazard te Chelsea ishte brilant, fantastik. Për mua, nëse do të isha agjenti i tij në kohën kur nënshkroi me Real Madrid, nuk do të pranoja”, ka thënë Geremi, transmeton lajmi.net.
“Ai ishte pothuajse sikur një Zot te Chelsea”, ka shtuar kamerunasi.
Hazard luajti për shtatë sezone me Chelsea, duke regjistruar 110 gola gjatë 352 paraqitjeve. /Lajmi.net/