Kosovari Arijon Ibrahimovic ftohet nga Bayern për ndeshjen ndaj Monchengladbach

Bayern Munich në ndeshjen e radhës do ketë punë përball Borussia Monchengladbach.

Sport

06/01/2022 15:48

“Bavarezët” kanë disa mungesa të mëdha, shkaku i rasteve të shumta me COVID-19 në skuadër, transmeton lajmi.net.

Kësisoj, skuadra gjermane është detyruar të ftojë disa lojtarë të rinj në moshë për takimin ndaj Monchenglacbach.

Përpos talentëve si Gabriel Vidovic dhe Bright Arrey-Mbi, i ftuar ka qenë edhe kosovari Arijon Ibrahimovic, që përfaqëson Kombëtaren e Gjermanisë në grupmoshat e reja.

16-vjeçari vlerësohet si e ardhmja e Bayernit, derisa në të kaluarën nuk e ka mohuar që të vesh fanellën e Kosovës.

Mbetet të shihet nëse mesfushorit do t’i plotësohet ëndrra dhe të zhvillojë ndonjë minutë në Bundesliga./Lajmi.net/