Real Madrid kryen detyrën ndaj Alcoyano, kualifikohet tutje

Real Madrid ka shënuar fitore në udhëtim te Alcoyano për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Mbretit.

Sport

05/01/2022 23:22

“Los Blancos” triumfuan me rezultat komod 1 – 3, shkruan lajmi.net.

Reali kaloi fillimisht në epërsi përmes qendërmbrojtësit Eder Militao që shënoi me kokë pas një harkimi të Rodrygos, gol që doli të jetë i vetmi në këtë pjesë.

Vendasit e nisën më mirë pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin falë një supergoli të Dani Vega që dribloi dy lojtarë, pastaj me një gjuajtje fantastike e dërgoi topin në rrjetë (66′).

Nuk vonoi shumë dhe Reali u këndell duke rikthyer sërish epërsinë, këtë herë falë Marco Asensios që shënoi pas një asistimi të Hazard.

Fitoren e Realit e vulosi i inkuadruari Isco vetëm 12 sekonda pasi hyri në lojë, gol që ishte vërtet qesharak (79′).

Kësisoj, me këtë fitore, Real Madrid siguron kualifikimin tutje dhe kundërshtarin do e mësojë pas hedhjes së shortit./Lajmi.net/