Real Madrid publikon listën për ndeshjen e radhës, plotë tetë mungesa

Real Madrid nesër do zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të Kupës së Mbretit, atë ndaj Alcoyano.

Sport

04/01/2022 14:24

“Los Blancos” duan ‘hakmarrjen’ pasi që vitin që lamë pas Alcoyano i eliminuan nga klubi madrilen, transmeton lajmi.net.

Real Madrid tashmë e ka bërë publike listën e të ftuarve për takimin ndaj Alcoyano, derisa mungojnë lojtarët si Modric, Benzema, Mendy, Courtois, Carvajal, Bale, Jovic dhe Vinicius.

Lista e plotë:

Portierë: Lunin, Fuidias, Diego

Mbrojtës: Militao, Alaba, Vallejo, nacho, Marcelo, Marin

Mesfushorë: Kroos, Casemiro, Valverde, Vazquez, Ceballos, Isco, Camavinga, Peter

Sulmues: Hazard, Asensio, Rodrygo, Mariano./Lajmi.net/