Ancelotti kërkon nga Real Madrid transferimin e yllit të Juventusit
Real Madrid raportohet të këtë treguar interesim për të transferuar mbrojtësin e Juventusit, Merih Demiral.
Sport
“Los Blancos” kanë treguar formë të lartë nga ana defensive, me Eder Militaon dhe David Alaba që kanë krijuar partneritet të shkëlqyer, transmeton lajmi.net.
Por, kjo mesa duket është më e thellë, me Fanatik, që raporton se Carlo Ancelotti ka kërkuar nga Real Madrid të transferojnë Demiral.
Demiral momentalisht është huazim te Atalanta, që kanë edhe opsionin e blerjes prej 27 milionë euro.
Edhe pse 23-vjeçari ka bërë 11 paraqitje për klubin italian,e ardhmja mbetet në dyshime.
Në rast që Atalanta nuk e blen, atëherë Juventus do provojë shitjen e Demiral, kësisoj Real Madrid mund t’i bashkohet kësaj garë të madhe./Lajmi.net/