Vinicius flet për rinovimin e mundshëm me Real Madridin, duket i vendosur

Vinicius Junior është një nga lojtarët me formën më të lartë në botën e futbollit aktualisht.

Sport

10/12/2021 08:30

Ylli brazilian po bën paraqitje spektakolare me skuadrën e Real Madrid dhe duket se aty ndihet rehat, dhe nuk ka ndonjë plan për të bërë lëvizje.

Teksa ka folur për rinovimin e tij të mundshëm me ‘Los Blancos’, braziliani ka thënë se nuk pret të ketë një çmim për kartonin e tij.

“Çmimi im? Më mirë të mos vendoset asgjë… është më mirë të qëndroj këtu te Real Madrid”, ka thënë Vinicius, transmeton lajmi.net.

Vinicius dhe përfaqësuesit e tij tashmë kanë dhënë ‘dritën e gjelbër’ për të hapur bisedimet me Real Madrid.

Punët janë në progres e sipër dhe formalizimi i rinovimit të marrëveshjes është çështje kohe. /Lajmi.net/