Bomba që u largua në Merdare peshonte 907 kilogramë
Detaje tronditëse janë dhënë për bombën që sot u hoq nga FSK në Merdare.
Lajme
FSK në një komunikatë për media ka bërë të ditur se kjo bombë peshonte hiç më pak se 907 kilogramë, shkruan lajmi.net.
Bomba në fjalë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare.
Njoftimi i plotë nga FSK:
FSK eliminon një rrezik të madh, nga bomba 907 kilogramëshe
Ekipi i EOD-së së Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashkë me ekipet e EOD-së së KFOR-it eliminojnë rrezikun nga një bombë Mk 84 me peshë 907 kg
Kjo bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare ku është duke u pastruar nga organizata humanitare e deminimit NPA. /Lajmi.net/