Për shkak të reshjeve të borës, shtyhet ndeshja Atalanta – Villarreal
Ndeshja mes Atalanta dhe Villarreal do të nis me 20 minuta vonesë.
Sport
Në Bergamo të Italisë reshjet e borës janë me intensitet të lartë dhe fusha e Atalanta është rënduar nga bora, përcjell lajmi.net.
Si pasojë, ndeshja mes dy skuadrave, e planifikuar për orën 21:00, do të luhet nga ora 21:20.
Në këtë ndeshje do të luhet me topin special, ngjyrë portokalli.
Mirëmbajtësit kanë tentuar të pastrojnë borën në kohë, por ishte shumë e vështirë. /Lajmi.net/