Paqarada: Të luash për kombëtaren është diçka e veçantë, isha zemërthyer kur shikoja nga televizori

Leart Paqarada ka dhënë disa komente për prestigjiozen ‘Bild’, lidhur me formën e tij aktuale me St.Pauli, por mes tjerash ka folur edhe për kombëtaren e Kosovës.

Sport

08/12/2021 16:00

Mbrojtësi i krahut të majtë, Paqarada, po shkëlqen në Bundesliga 2 me skuadrën e tij, skuadër e cila renditet e para në tabelë.

Learti, anash formës me klubin, te Kosova ishte mungesë, pasi kishte vendosur të mos grumbullohet nën urdhrat e Bernard Challandes. Për këtë gjë ka folur së fundmi duke sqaruar dhimbjen që kishte kur mungonte për Dardanët.

“Të luash për kombëtaren është diçka speciale. Unë gjithmonë isha aty për vitet e fundit, ulesha edhe para televizorit me zemër të thyer”, ka thënë Paqarada për ‘Bild’, transmeton lajmi.net.

“Nën urdhrat e trajnerit të vjetër, ne erdhëm në përfundim se nuk kishte kuptim të grumbullohesha. Trajneri nuk është më aty. Tani shohim përpara”, shtoi mbrojtësi.

Leart Paqarada ka shkëlqyer dy javët e fundit me St Pauli, duke shënuar e asistuar. Ai mund të jetë një ndihmë e madhe nëse kthehet te Kosova. /Lajmi.net/