Zanetti: Interi është në mesin e skuadrave favorite për të fituar Ligën e Kampionëve

Trajneri i Venezias, Paolo Zanetti ka vlerësuar lartë skuadrën e Interit.

Sport

26/11/2021 15:29

Venezia e pret në shtëpi Interin të shtunën nga ora 20:45, transmeton lajmi.net.

Trajeneri i Venezias, Zanetti para dueli ka thurur elozhe për ‘Nerazzurët’ duke i cilësuar si skuadër shumë e fortë.

“Ne do përballemi me një ekip të lartë që po bën mirë në Itali dhe Evropë”.

“Kam frikë nga futbollistët e tyre. Kanë shumë kampionë, jo vetëm në sulm. Janë në një nivel shumë të lartë, në Itali dhe Evropë. Ata janë ndër kandidatët për të fituar Ligën e Kampionëve”.

“Është e vështirë të fitosh ndeshje në Serie A, por ne duhet të përpiqemi të fitojmë edhe kundër klubeve më të mëdha”, vazhdoi trajneri”, tha Zanetti.

Venezia momentalisht zë vendin e 14-të me 15 pikë, kurse Interi pozicionohet në vendin e tretë me 28 pikë. /Lajmi.net/