Brozovic dhe Perisic afër rinovimit me Interin

Dyshja kroate duket se do të vazhdojë të mbetet pjesë e gjigantit italian.

Sport

26/11/2021 11:39

Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic janë duke kaluar vitin e fundit të kontratave me Interin që iu skadojnë në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Të dy futbollistët janë pjesë e rëndësishme e ‘Nerazzurëve’ prej vitesh, dhe drejtuesit e klubit duan që ti mbajnë akoma në ekip.

Sipas mediave italiane, të dy futbollistët duket se do të nënshkruajnë kontrata të reja me gjigantin italian që u ka ofruar rritje të konsiderueshme të pagave.

Marcelo Brozovic ka interesim nga shumë skuadra evropiane dhe thuhej se do të largohet në fund të edicionit, por gjërat  kanë ndryshuar së fundmi dhe ai pritet të mbetet te Interi.

E njëjta gjë vlen edhe për Perisicin, anësori kroat flitej se do të kalonte në Bundesligë verën e ardhshme, megjithatë paraqitjet e tij të mira këtë edicion kanë bërë që kryetrajneri Simone Inzaghi t’i bëjë presion drejtuesve që ta mbajnë në ekip.

Dy futbollistët kroat pritet që gjatë javëve në vijim të nënshkruajë rinovimin me kampionët e Italisë. /Lajmi.net/