Vinícius Junior vendos një rekord në La Liga

Real Madrid regjistroi fitore bindëse 4-1 në udhëtim te Granada të dielën mbrëma, në duelin e xhiros së 14-të në La Liga.

Sport

22/11/2021 12:08

Me fitoren e arritur, madrilenët rikthyen kreun e tabelës tani duke mbledhur 30 pikë pas 13 xhirove të sezonit 2021-22.

Një nga lojtarët që është duke performuar në mënyrë të jashtëzakonshmë këtë edicion me ‘galaktikët’ është braziliani Vinicius Junior.

Siç raporton ‘Transfermarkt’, 21-vjeçari ka qenë pjesëmarrës në 17 gola në 17 paraqitje këtë sezon me Real Madridin në të gjitha garat, me 10 gola dhe shtatë asistime.

Ndërkohë që me golin e shënuar mbrëmë ndaj Grandas, braziliani ka regjistruar edhe një rekord.

10 – Vinícius Junior i Real Madridit është bërë lojtari i parë i La Ligës i lindur në vitin 2000 që shënon të paktën 10 gola në të gjitha garat në një sezon të vetëm.

Ardhja e Ancelottit duket sa ka ndikuar jashtëzakonisht shumë tek anësori i talentuar që të shkëlqejë këtë start të edicionit me gola e asiste të shumta. /Lajmi.net/