“Benzema dhe Mbappe kërkojnë nga Reali transferimin e Pogba”

Presidentit të Real Madridit, Florentino Perez i është kërkuar transferimi i mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Sport

16/11/2021 14:30

Francezit i skadon kontrata në verë, derisa që një kohë të gjatë ishte shënjestër e Realit, edhe pse interesimi kohëve të fundit është zvogëluar, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, kryesori i “Okdiario”, Eduardo Inda zbulon se Karim Benzema dhe Kylian Mbappe kanë kërkuar nga klubi madrilen të nënshkruajnë me Pogba.

“Debati është nëse Real Madrid do e transferojë Pogba këtë verë ose jo dhe janë dy lojtarë, Benzema dhe Mbappe, që janë duke kërkuar mikun nga Kombëtarja e Francës të vijë”.

“Nga niveli më i lartë me thonë që nuk iu pëlqen shumë Pogba, por simboli i Real Madrid dhe ylli i ardhshëm do donin ta merrnin sepse janë miq të ngushtë”, deklaroi Inda.

Ndërkohë, në garë për Pogba, mbesin edhe klubet e tjera, si Juventus dhe PSG./Lajmi.net/