Alvisa paralajmëron familjen e Hysenit se nëse ai bën vetëm edhe një lëvizje do ta denoncojë në polici
Alvisa dhe Hyseni janë dyshja më e përfolur nga Përputhen 2.
ShowBiz
Skandali i tyre sic po duket nuk ka fund, ata ende po merren me njëri-tjetrin, shkruan lajmi.net.
Ishte i pari Hyseni ai i cili vendosi të vijë në program e ta demaskojë Alvisën duke treguar se ajo e ka tradhëtuar me Bashkimin, e më pas kjo e fundit e akuzoi për dhunë.
Ndërkohë Alvisa ka realizuar një video teksa ka paralajmëruar familjen e Hysenit se nëse ai merret me të, do ta denoncoj në polici, pasi që sipas saj edhe familja e tij e dinë se nuk është djalë për së mbari.
Ndryshe Alvisa ka disa puntata që nuk është paraqitur në program dhe ende nuk dihet kur do të kthehet./Lajmi.net/