Man City është e hapur për largimin e Sterling, i cakton çmimin e shitjes
Sulmuesi është duke u lidhur me një largimi nga "Etihad Stadium".
Sport
Raheem Sterling duket se nuk është i lumtur më në skuadrën e Manchester Cityt dhe thuhet se ka kërkuar largimin, transmeton lajmi.net.
Sipas mediave angleze, klubi anglez është i hapur për shitjen e futbollistit të tyre, dhe tashmë i ka caktuar atij çmimin për skuadrat e interesuara për të.
‘Citizens’ po kërkojnë rreth 50 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet sulmuesin e tyre.
Skuadra më e interesuar për shërbimet e anglezit është Barcelona.
Por, gjiganti spanjoll nuk ka mundësi të shpenzojë para shkaku i krizës financiare, por dëshiron huazimin e tij në merkaton e dimrit.
Sterling dëshiron largimin nga City, ndërsa mbetet të shihet nëse klubi do të pranojë huazimin e tij te Barça. /Lajmi.net/