Wenger zbulon lojtarin e Arsenalit që pendohet me së shumti që e shiti dhe tregon prapaskena për CR7
Arsene Wenger është trajneri që ka shitur mbi 500 futbollistë gjatë kohës sa ishte në stolin e Arsenalit.
Sport
72-vjeçari pas plotë 22 viteve në krye të Arsenalit, u largua nga stoli në vitin 2018, transmeton lajmi.net.
Tekniku francez ishte mahnitës edhe në transferimin e talentëve të rinj, siç ishte rasti i Nicolas Anelka që ishte 17-vjeçar i panjohur, që u vlerësua si sulmuesi më i emocionuar në futbollin evropian.
Pas një shkëlqimi në gjysmë sezonin 1997/98 pasi mungoi Ian Wright, Anelka fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, derisa kaloi te Real Madrid për shumë para.
Edhe pse Arsenal fitoi 22.5 milionë funte nga një lojtar që kushtoi 500 mijë funte dhe solli Thierry Henry në këmbim, Wenger thotë se gjithmonë kishte planifikuar të luante me dy francezët këmbëshpejtë.
Duke folur pranë mikut dhe ish kolegut, David Dein, Wenger thotë: “Por, ne kishim kartën e Arsene Wenger dhe lojtarët donin të shkonin diku larg ku do fitonin. Pendimi im më i madh dhe turpi ishte Anelka që u largua. Ai mund të ishte i veçantë, në vend që të luante për 13 klube”.
Tutje, Wenger zbuloi disa prapaskena për Cristiano Ronaldon, ku thotë se u ndjenë të përdorur nga Manchester United.
“Për Ronaldon, e shikuam dhe ishim të impresionuar. Kishim ngrënë darkë, diskutuam para. Ditën tjetër Manchester United e kompletoi transferimin. Ne ishim përdorur”, përfundoi ai.
Ndërkohë, Wenger ende nuk ka vendosur që të rikthehet në stolin e ndonjë skuadre, pasi punon në FIFA./Lajmi.net/