Juventus dëshiron huazimin e Eden Hazard në janar

Juventus është duke shikuar mundësinë e huazimit të yllit të Real Madridit, Eden Hazard gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

08/11/2021 09:33

Belgu kaloi te “Los Blancos” nga Chelsea për 100 milionë euro në vitin 2019, por ka zhvilluar vetëm mbi 50 paraqitje, shkaku i lëndimeve të shumta, transmeton lajmi.net.

Reali është gati të ndajë rrugët me sulmuesin, që nuk e ka të garantuar vendin e titullarit nën urdhrat e trajnerit Carlo Ancelotti.

Agjencia e belgut e ka ofruar futbollistin te disa klube evropiane dhe Juventus është e interesuar për ta huazuar në këtë janar.

“Bianconerët” duan edhe opsionin e blerjes, por nuk dihet nëse gjiganti spanjoll do e pranojë ofertën.

Klubi madrilen është duke provuar shitjen sa më parë të Hazard, ngase verën tjetër synojnë transferimin e dyfishtë, Kylian Mbappe dhe Erling Braut Haaland.

Mbappe do jetë agjent i lirë në verë, në rast që nuk rinovon, derisa Haaland ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro.

Ndërkohë, Reali e vlerëson Hazardin rreth 50 milionë euro./Lajmi.net/