Mbyllet pjesa e parë, Man City në epërsi të dyfishtë ndaj Man Utd

Kanë përfunduar 45 minutat e para të derbit të Manchesterit.

Sport

06/11/2021 14:20

Skuadra e Manchester City është duke avancuar 0-2 ndaj Manchester United, shkruan lajmi.net.

Citizens e nisën furishëm ndeshjen duke kaluar herët në epërsi, në min e 7′.

Ishte Cancelo ai që dërgoi një top të rrezikshëm në zonë, që u devijua nga Eric Bailly duke përfunduar brenda portës së David De Geas.

Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola vazhdoi me sulme të njëpasnjëshme, dhe kishte disa mundësi të mira shënimi, por De Gea bëri disa pritje të mira ndaj Kevin De Bruyne e Gabriel Jesus.

Krejt në fund të ndeshjes ishte Bernardo Silva që realizoi në min 45+1′ për ta dërguar skuadrën e tij në pushim me rezultat 0-2. /Lajmi.net/