Sule mund të largohet nga Bayerni
Mbrojtësi duket se nuk është më i lumtur te gjiganti gjerman.
Sport
Niklas Sule ëshë duke kaluar vitin e fundit të kontratës me Bayernin që i skadon më 30 qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.
Duket se e ardhjmja e mbrojtësit do të jetë larg Gjermanisë, pasi ai po refuzon të rinovojë kontratën me klubin.
Drejtuesit ‘Bavarezë’ prej kohësh i kanë ofruar rinovimin e marrëveshjes, por thuhet se Sule po refuzon ta bëjë një gjë të tillë.
Sipas mediave angleze, Newcastle ka shprehur interesim për gjermanin dhe do të mendojë seriozisht transferimin e tij në fund të edicionit.
Klubi anglez sapo është blerë nga sheikët arab, të cilët në plan kanë përforcimin e klubit me emra të mëdhenj dhe Sule është në mesin e tyre.
26-vjeçari, këtë edicion ka luajtur 16 ndeshje me Bayernin në të gjitha garat, duke bërë një asistim. /Lajmi.net/