Në rast që dështon Mbappe, Real Madrid gati 100 milionë euro për Salah

Real Madrid është duke shikuar yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah si alternativë e sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe.

Sport

02/11/2021 15:28

Gjiganti spanjoll është duke u munduar ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon që tre vite, me Eden Hazard që ka zhvilluar paraqitje të dobëta, transmeton lajmi.net.

Salah shihet si lojtar ideal, ngase egjiptiani për momentin vlerësohet si një ndër lojtarët më të mirë në botë për momentin.

Raportet në Spanjë shtojnë se Mbappe mbetet prioritet për Madridin, por ka shans që ylli francez në fund të ndryshojë mendje dhe të qëndrojë në “Parkun e Princave”.

Salah shihet si plan B, ngase nuk ka rinovuar kontratën dhe Reali do ishte gati të ofronte plotë 100 milionë euro.

Ndërkohë, Salah në të kaluarën ka pranuar se dëshiron të luajë në Spanjë./Lajmi.net/