Conte e identifikon De Vrij si top prioritet te Tottenham

Trajneri Antonio Conte do e bëjë prioritet transferimin e mbrojtësit të Interit, Stefan de Vrij te Tottenham.

Sport

02/11/2021 11:40

Tekniku italian pas disa orëve pritet zyrtarisht të marrë drejtimin e Spurs si pasuesi i Nuno Espirto Santos, transmeton lajmi.net.

Conte që ka pasur sukses në klubet si Juventus, Chelsea dhe Inter do duhet të pres deri në janar që të këtë përforcime.

Sipas Football Insider, 52-vjeçari tashmë ka vendosur se cili do jetë transferimi i parë te skuadra angleze.

Duke pasur rol të rëndësishëm në fitimin e titullit në Seria A, De Vrij është prioriteti kryesor për mbrojtje.

Me 20 muaj të mbetur në kontratë, holandezi është drejtë largimit nga Inter, skuadër që e vlerëson më shumë se 40 milionë funte./Lajmi.net/