Sheikët e Arabisë Saudite ‘peshkojnë’ te Real Madrid, duan tre yjet madrilen

Newcastle United është skuadra që në vitet e ardhshme mund të jetë ndër më të mirat në Evropë.

Sport

31/10/2021 17:25

Me drejtuesit e rinj që janë sheikë të Arabisë Saudite me pasuri rreth 400 miliardë euro, priten ndryshime ‘drastike’ duke nisur nga ky afat i janarit, transmeton lajmi.net.

El Nacional raporton se Newcastle United i do tre lojtarë nga gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Bëhet fjalë për dy sulmuesit Eden Hazard dhe Gareth Bale dhe për mesfushorin Toni Kroos, të cilet klubi anglez është duke i vëzhguar nga afër.

Kroos është titullar te Reali si gjithmonë, por dy sulmuesit nuk kanë vend në formacionin e Carlo Ancelottit.

Bale dhe Hazard ndoshta do ishin të hapur për largimin nga “Santiago Bernabeu”, por Kroos shpesh herë ka deklaruar se dëshiron të pensionohet te klubi madrilen./Lajmi.net/