Vendosin golat e Vinicius, Real Madrid mposht Elchen
Gjiganti spanjoll është rikthyer te rezultatet pozitive.
Sport
Skuadra e Real Madridit ka arritur të mposht Elchen 1-2, shkruan lajmi.net.
Vendasit ishin më kërkues në fillim, dhe patën një mundësi të mirë shënimi në min e 19′ përmes Lucas Boye por goditja e tij u prit nga Thibaut Courtois.
Vetëm pak minuta më vonë, Real Madridi arrit të kalojë në epërsi përmes Vinicius Junior në min e 22′.
Të dyja ekipet patën edhe disa raste në vazhdim, megjithatë gola më nuk pati dhe pjesa e parë u mbyll 0-1.
Edhe në pjesën e dytë “Los Blancos” vazhduan me dominim në tenim të gjejnë golin e qetësisë.
Ishte sërish Vinicius ai që realizoi në min e 73′ për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij në 0-2.
Krejt çka arritit të bëjë Elche në këtë takim ishte goli i nderit i realizuar nga Pere Milla në min e 86′, për rezultatin final 1-2.
Me këtë fitore tani Reali ngjitet në krye me 24 pikë, ndërsa Elche mbetet në kuotën e 10 pikë në vendin e 15-të. /Lajmi.net/