Përfundon pjesa e parë, Real Madrid në avantazh minimal kundër Elches

Gjiganti spanjoll është duke fituar ndaj Elches.

Sport

30/10/2021 14:49

Pas 45 minutave Real Madridit është duke avancuar 0-1 në sfidën me Elchen, shkruan lajmi.net.

Vendasit ishin më kërkues në fillim, dhe patën një mundësi të mirë shënimi në min e 19′ përmes Lucas Boye por goditja e tij u prit nga Thibaut Courtois.

Vetëm pak minuta më vonë, Real Madriidi arrit të kalojë në avantazh përmes Vinicius Junior në min e 22′.

Në vazhdim të dyja ekipet patën nga një mundësi të mirë shënimi, por nuk arritën t’i konkretizojnë rastet.

Ekipi i Carlo Ancelottit shkon në pushim me avantazh minimal 0-1. /Lajmi.net/