Miratohet në Qeveri buxheti për vitin 2022

Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin për Buxhetin e vitit 2022.

Lajme

29/10/2021 17:39

Ky buxhet kap vlerën e 2 miliardë e 748 milionë eurosh, shkruan lajmi.net.

Sipas projeksioneve,  ky buxhet është 8,7 përqind më i madh se ai i vitit të kaluar.

Siç ka thënë kryeministri Kurti, nga ky buxhet mbi 100 milionë euro do të ndahen për Ushtrinë e Kosovës.

Sipas Kurtit, me këto mjete synohet që të niset ndërtimi i 50 çerdheve në Kosovë,  45 milionë euro për lehonat dhe shtesat për fëmijë dhe investime tjera. /Lajmi.net/