Syla: VV nisi me shpërnda para poshtë e lartë kur e pa që s’e fitoi asnjë komunë
Gazetari Valon Syla ka folur për vendimet e fundit të Qeverisë Kurti për shtesa të pensionistëve e për konkurse në FSK.

Lajme
Syla në Pressing të T7 ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka filluar të shpërndajë para, pasi e kuptoi rezultatin zgjedhor ku doli se nuk kishte fituar asnjë komunë pa balotazh.
“Shihet qartë që Vetëvendosja kur e pa që në asnjë komunë nuk ka fituar pa balotzh, ka nisë me shpërnda para poshtë e lartë”, tha ai.
“Këto janë stilet e VV për të blerë vota qofte me shtesa qoftë me konkurse në FSK. Nuk jemi ne fortë në zor me i marrë 800 ushtarë sot. Vetëvendosja premtoi vende në ushtro për vota në Shtime”, tha Syla.