Ndalet Real Madridi, nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Osasunës
Gjiganti spanjoll është ndalur në shtëpi nga Osasuna.
Sport
Ndeshja mes Real Madridit dhe Osasunës ka përfunduar baras 0-0, shkruan lajmi.net.
‘Madrilenët’ ishin më kërkues që nga fillimi në tentim të gjejnë golin e epërsisë.
Vendasit kishin posedimin e topit, dhe më shumë raste shënimi por pa arritur t’i konkretizojnë.
Në anën tjetër Osasuna më shumë mundohej të sulmonte me anë të kundërsulmeve.
Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë, me “Los Blancos” që ishin shumë më kërkues.
Rastin më të mirë në ndeshjet e pati Karim Benzema në min e 62′ por që u tregua i pasaktë para portës, kështu ndeshja u mbyll me rezultat 0-0.
Me këtë barazim Reali momentalisht prin në tabel me 21 pikë, ndërsa Osasuna është e gjashta me 15 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/