Chelsea kalon në çerekfinale të Kupës Carabao, Kepa sërish heroi
Chelsea ka arritur të kualifikohet për në çerekfinale të Kupës Carabao, shkruan lajmi.net.
Sport
Chelsea ka triumfuar ndaj Southamptonit nëpërmjet penalltive, duke e mposhtur me rezultat 4-3.
Ndeshja e kohës së rregullt përfundoi me barazim 1-1, me blutë që udhëheqën në pjesën e parë pas golit të shënuar në minutën e 44-të nga Kai Havertz, për t’u barazuar rezultati menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, nga Che Adams në minutën e 47-të.
Sikurse në raundin paraprak ndaj Aston Villas, edhe në këtë raund heroi ishte portieri spanjoll, Kepa Arrizabalaga, i cili priti dy penallti në ndeshjen ndaj Southamptonit dhe i siguroi skuadrës së tij kualifikimin tutje.