Jorginho për fitimin e mundshëm të Topit të Artë: Do të ishte një ëndërr
Ish-mesfushori i Napolit dhe Hellas Verona është një nga kandidatët kryesorë për të fituar Topin e Artë këtë vit pasi u bë kampion evropian për klub dhe kombëtare në 2020-21.
Sport
Ndonëse nuk është favorit, Jorginho ende ëndërron të shpallet lojtari më i mirë i vitit.
“Do të ishte një ëndërr, kush nuk e ka ëndërruar kurrë? Nëse ndalon së ëndërruari, nuk ka kuptim të luash futboll”, tha ai për Sky Sport, cituar nga La Gazzetta dello Sport.
“Si fëmijë, nuk e mendoja kurrë se do të arrija kaq larg, por ëndërroja dhe gjithçka që ndodhi u bë për të ndjekur ëndrrën time si fëmijë.
“Jam i lumtur që e bëj krenar familjen time. Dhe një tjetër ëndërr mund të realizohet në dimrin e vitit 2022.
Gjatë intervistës, Jorginho vlerësoi edhe shokët e tij të Chelseat, por jo për atë që bëjnë në fushë.
29-vjeçari zgjodhi N’Golo Kante si lojtarin më gazmor në dhomën e zhveshjes, por edhe kërcimtarin më të keq.
“Nuk e kam parë kurrë të kërcejë, ai nuk kërcen. Ai thjesht qëndron atje dhe thotë: “Jo, jo, të lutem jo”, tha Jorginho duke buzëqeshur.
Ish-yjet e Serie A, Antonio Rudiger dhe Marcos Alonso dëgjojnë muzikën më të mirë, ndërsa Mateo Kovacic, një ish-mesfushor i Interit dëgjon këngët më të këqija.
Jorginho u pyet gjithashtu se kush ka zakonet më të këqija të të ngrënit brenda dhomës së zhveshjes së Chelsea: “Ndoshta [Callum] Hudson Hodoi dhe [Timo] Werner,” pranoi ylli italian. /Lajmi.net