Cristiano Ronaldo nuk e donte Antonio Conten te Juventus

Sulmuesi Cristiano Ronaldo nuk dëshironte te shihet trajnerin Antonio Conte të rikthehet te Juventus pas largimit të Massimiliano Allegrit.

Sport

26/10/2021 08:02

Conte është favoriti kryesor për të marrë stolin tani të Manchester Unitedit, ngase Ole Gunnar Solskjaer mund të shkarkohet në ditët e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Conte në vitin 2019 para se t’i bashkohej Interit ishte i lidhur me stolin e “Zonjës së Vjetër”, por skuadra italiane punësoi Maurizio Sarrin.

Sipas La Repubblica, Ronaldo ishte kundër idesë së rikthimit te Contes te Juventus para dy viteve, ngase tekniku italian nuk është i frikësuar t’i lërë në stol yjet e mëdhenj.

Raporti shton se Ronaldo nuk ishte i bindur as nga mënyra e lojës së Conte, që preferon futboll defensivë edhe pse klubi anglez ka pasur kontaktet e para dhe ky i fundit ka pranuar.

Conte ka fituar katër herë Scudetto gjatë kohës në Itali me Juventus dhe Inter, derisa thuhet se do jetë pasuesi i Solskjaer në rast që paguhet 10 milionë euro për sezon./Lajmi.net/