Rudiger i vendos ultimatum Chelseas, kërkon pagë stratosferike për të rinovuar kontratën
Mbrojtësi gjerman i ka vendosur ultimatum drejtuesve të klubit anglez.
Sport
Antonio Rudiger tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Chelsean që i skadon në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.
Palët prej kohësh kanë nisur bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes, megjithatë duket se akordi nuk po arrihet.
Sipas ‘Bild’, Rudiger po kërkon pagë të lartë në mënyrë që të mbetet në “Stamford Bridge”.
28-vjeçari, thuhet se po kërkon pagë prej plotë 400 mijë funte në jave për rinovuar kontratën, një pagë më e lartë se e Romelu Lukakut që aktualisht përfiton 350 mijë funte në javë.
Një kërkesë shumë e lartë kjo e gjermanit, por që drejtuesit e “The Blues” duhet të marrin një vendim së shpejti pasi në të kundërtën futbollisti mund të largohet në fund të ediconi si lojtar i lirë.
Bayern Munich, Real Madrid dhe Juventus janë tri skuadrat që duan ta kenë në ekip qendër-mbrojtësin gjerman nëse ky i fundit mbetet futbollistë i lirë në fund të edicionit. /Lajmi.net/