Shpallet futbollisti i ndeshjes Man Utd – Atalanta
Një ndeshje e çmendur është luajtur në "Old Trafford".
Sport
Manchester United ka arritur të mposht Atalantan me rezulat 3-2, shkruan lajmi.net.
“Djajtë e Kuq” fituan në një ndeshje të çmendur pasi përmbysën epërsinë e Atalantas nga 0-2 për të fituar në fund 3-2.
Pas ndeshjes, UEFA ka zgjedhur futbollistin e ndeshjes, dhe ai është Bruno Fernandes.
Fernandes nuk shënoi asnjë gol në këtë ndeshje, por dha një kontribut tejet të madh në golat e shënuar.
Mesfushori asistoi tek golat e Marcus Rashdord dhe Harry Maguire duke bërë që të shpallet futbollisti i ndeshjet.
Cristiano Ronaldo i dha fitoren ekipit të tij me një gol të shënuar në min e 82′, megjithatë UEFA ka vendosur që Fernandes të shpallet më i miri i kësaj përballje. /Lajmi.net/