Arteta: Nëse ju thoni se Graniti do të mungojë tri muaj, ai do të thotë dy
Mikel Arteta ka zbuluar vendosmërinë e Granit Xhakës për t'u kthyer në ekipin e Arsenalit para afatit.
Sport
Mesfushori zvicëran do të mungojë për tre muaj me një dëmtim në gju të pësuar në fitoren kundër Tottenham – por ka punuar jashtë orarit për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur.
“Granit po përparon vërtet mirë, por padyshim që ne e dimë se është një dëmtim afatgjatë për fat të keq dhe ai nuk do të jetë në dispozicion [të hënën mbrëma],” tha Arteta.
“Me Granitin, nuk e di, por jam i sigurt se nëse i thoni tre muaj, ai do të mendojë dy. Ai do të përpiqet të bëjë punë shtesë për të minimizuar atë kohë, kjo është e sigurt.
“Ne duhet ta bëjmë atë në mënyrën e duhur sepse është një dëmtim i rëndësishëm dhe ne duam ta kthejmë atë siç duhet kur të mundet”, ka përfunduar menaxheri spanjoll.
Arsenali do të luajë ndeshjen e ardhshme ndaj skuadrës së Crystal Palaces, të hënën nga ora 21:00. /Lajmi.net