Mbyllen ndeshjet: Holanda fiton me rezultat të thellë, Gjermania e mbyll me ‘poker’ për ta siguruar kualfikimin

Kanë përfunduar ndeshjet e zhvilluara të ditës së sotme prej orës 20:45, në kuadër të kualifikimeve të Botërorit "Katar 2022".

Sport

11/10/2021 22:45

Gjermania ka triumfuar ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultat 4-0 si mysafir, me të gjitha golat të ardhur në pjesën e dytë.

Golat për gjermanët u shënuan nga Kai Havertz (50′), Timo Werner (70′ 74′) dhe Jamal Musiala (84′).

Në grupin J, Gjermania siguron kualifikimin përmes pozitës së parë me 21 pikë të mbledhura, gjersa Rumania pozicionohet e dyta me 13 pikë kurse Maqedonia Veriore dhe Armenia ndajnë pozitat 3 dhe 4 me nga 12 pikë të mbledhura, që do të jenë një luftë e madhe për skuadrën e cila në fund do të dalë e dyta në grup.

Në grupin G, Holanda ka shënuar një fitore bindëse duke e demoluar Gjibraltarin me rezultat 6-0, gjersa Norvegjia ka arritur një fitore të vlefshme me rezultat 2-0 ndaj Malit të Zi, kurse Turqia ka arritur një fitore në fund të ndeshjes për t’i mbajtur gjallë shpresat për një vend të dytë në grup.

Grupin e kryeson Holanda me 19 pikë të mbledhura, kurse Norvegjia pozicionohet e dyta me 17 pikë dhe Turqia e treta me 15 pikë.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të zhvilluara të ditës së sotme: