Wilshere ka mbetur pa ekip, stërvitet me Arsenalin
Gjiganti anglez ka vendosur ta 'ndihmojë' ish-futbollistin e tyre.
Sport
Jack Wilshere është momentalisht futbollistë i lirë pasi i mbaroi kontrata me West Hamin në qershor të këtij viti, shkruan lajmi.net.
Futbollisti tani është në kërkim të një aventure të re, dhe për këtë gjë ai është duke u stërvitur fortë.
Ish-klubi i tij Arsenal, i ka dal në ndihmë Wilsherit duke e lejuar atë që të stërvitet me ta, pavarësisht që nuk është pjesë e skuadrës.
‘Topçinjtë’, përmes postimeve në rrjetet sociale kanë bërë të ditur se Wilshere po stërvitet në kampin e tyre.
“Ne po ndihmojmë Jack të përgatitet dhe stërvitet për hapin e tij të ardhshëm, ndërsa ai vazhdon të bëjë simbolet e tij të stërvitjes”, shkroi klubi i Arsenalit në Twitter.
Hey, @JackWilshere ?❤️
We’re helping Jack prepare and train for his next step, while he continues to do his coaching badges pic.twitter.com/KI41WlTNdx
— Arsenal (@Arsenal) October 7, 2021
Mbetet të shihet se cila do të jetë aventura e radhës e mesfushorit anglez. /Lajmi.net/