Perez: Fjalët e mia për Mbappe u keq interpretuan
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka folur për intervistën e para pak çasteve për Kylian Mbappe.
Sport
El Debate publikoi një intervistë të Perez që thoshte se situata e Mbappe do sqarohet me 1 janar, transmeton lajmi.net.
Por, tani presidenti i Realit për RMC Sport, tha se fjalët janë keq interpretuar dhe për mediumin francez theksoi se duhet të presin deri në vitin tjetër.
“Fjalët e mia për Mbappe janë keqinterpretuar, e gjitha që thashë ishte që duhet të presim edhe një vit para se të kemi lajme”.
“Me gjithë respektin për PSG-në, me të cilët kemi lidhje të shkëlqyer”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Mbappe konfirmoi se donte largimin dhe që janë shumë larg për rinovimin e kontratës./Lajmi.net/