Tebas: Barcelona e refuzoi marrëveshjen e CVC-së shkaku i Florentino Perez

Presidenti i La Liga-së, Javier Tebas është rikthyer të flas lidhur me marrëveshjen e dështuar të CVC-së.

Sport

05/10/2021 10:32

Dy klubet e mëdha Real Madrid dhe Barcelona refuzuan këtë marrëveshje, që ndikoi që La Liga ta anuloi, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Tebas mendon se refuzimi i Barcelonës ishte e gjitha shkaku i presidentit të Realit, Florentino Perez.

“Hëngra darkë në korrik te shtëpia e Laportes dhe pranoi të nënshkruante marrëveshjen për CVC. I tashë Laportës se Florentino do mundohet ta ndalojë dhe ai më tha se ka personalitet”.

“Pastaj mora telefonatë nga Laporta duke thënë ‘A mund ta shpejtojmë? Messi është duke u bërë nervoz’. Në fund, presidenti i Barcelonës doli kundër. Jam i bindur se prapa refuzoi të Laportës për CVC është Florentino”.

“Florentino nuk dëshiron që La Liga të rritet sepse pastaj dështoi projekti i Superligës. Të gjitha marrëveshjet që arrijmë, sfidohen nga Real Madrid. Ai thotë se jam i korruptuar. Ju mund të thoni se jam menaxher i keq, por asnjëherë i korruptuar”.

“Barcelona mund të transferoi në afatin dimëror. është situatë ekonomike e komplikuar. Ka faktura në vlerë një miliardë euro për sezon, por tani është në mini krizë”.

“A të zhgënjeu Laporta? Nuk kam kohë për ta vlerësuar. Ai ka gjetur futbollin më ndryshe se kur e la në vitin 2010, që është fortë dhe vjetër dhe a ndihmuar në futbollin industrial”.

“Me Laportan nuk jam në luftë. Jam në konfliktë me të. Ai dhe Barcelona janë kritikë dhe problemi me Florentino Perez është shumë më i thellë sepse është gabim çfarë La Liga duhet të jetë, Barcelona nuk është duke përdorur logjikën”.

Barcelona për momentin renditët në pozitën e nëntë në tabelë, por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/