Mbappe thyen më në fund heshtjen: Kërkova të largohesha nga PSG
Kylian Mbappe ishte një nga emrat më të përfolur gjatë merkatos verore, i cili u lidh me një kalim të vazhdueshëm tek Real Madridi, por ekipi francez nuk e lejoi transferimin e tij, duke refuzuar tri oferta nga klubi madrilen.
Sport
Kylian Mbappe ka thyer më në fund heshtjen, duke e treguar situatën e cila ishte mes tij dhe PSG-së.
Mbappe ka konfirmuar se ai kishte kërkuar të largohej nga klubi, në mënyrë që klubi i tij të merrte një shumë për të dhe të gjente një pasues të tij.
“Unë kërkova të largohesha [në korrik] sepse nga momenti që nuk doja të zgjasja, doja që klubi të merrte një tarifë transferimi për të pasur një zëvendësues cilësor”, theksoi 22-vjeçari.
“Doja diçka respektuese: thashë, nëse nuk doni që unë të largohem, do të qëndroj”, është shprehur Mbappe.
Francezi ndër të tjerash ka theksuar se nuk është i vërtetë lajmi se kinse ai kishte refuzuar disa propozizime për zgjatjen e kontratës, duke theksuar se klubi francez atij i ka dhënë shumë dhe është ende i lumtur tek PSG.
“Unë kërkova të largohesha në korrik, po – por nuk është e vërtetë që kam refuzuar 7 propozime për zgjatjen e kontratës. Paris Saint -Germain më kanë dhënë shumë. Unë kam qenë gjithmonë i lumtur në katër vitet që kam kaluar këtu, dhe akoma jam”, ka përfunduar sulmuesi francez në një intervistë për ‘RMC’. /Lajmi.net