Arsenali ndalet nga Brighton
Arsenal nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj Brighton, e vlefshme për xhiron e shtatë në Premier Ligë.
Sport
Brighton kishte posedimin më të lartë të topit, gjersa londinezët humbën shumë duele në mesfushë.
Nicolas Pepe e Alexandre Lacazette u inkuadruan në pjesën e dytë, megjithatë nuk arritën të bëjnë ndonjë gjë në këtë takim.
Arsenal ndalet pas një serie prej tri fitoreve radhazi në kommpeticion, gjersa tani renditet në pozitën e nëntë me 10 pikë të mbledhura, kurse skuadra e Brighton pozicionohen në pozitën e pestë, duke mbledhur 14 pikë pas shtatë xhirosh. /Lajmi.net