PSG interesohet për Haaland, Raiola kërkon pagë shumë të lartë për klientin e tij

Sulmuesi pritet të largohet nga Borussia Dortmund verën e ardhshme.

Sport

01/10/2021 11:34

Erling Haaland ka gjasa të mëdha që të largohet nga Dortmundi në fund të këtij edicioni pasi që do t’i aktivizohet klauzola e largimit për 75 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Në mesin e shumë ekipeve të interesuara për shërbimet e tij është edhe PSG.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, agjenti i Haaland, Mino Raiola do të kërkojë pagë 50 milionë euro në sezon për klientin e tij nga ‘Parisienët’ plus një komision të lartë për të.

Futbollisti mund të largohet për një çmim më të lirë se sa vlera e tij në ‘Transfermarkt’ andaj Raiola dëshiron që Haaland të ketë një pagë stratosferike.

Raportet e agjentit me PSG-në janë mjaft të mira pasi gjatë verës ua solli Gianluigi Donnarumman si futbollistë i lirë

Gara për shërbimet e Haaland do të jetë e ashpër pasi edhe Real Madrid e Barcelona do të bëjnë të pamundurën për transferimin e tij. /Lajmi.net/